Turqia prodhuesi numër 1 në botë i lajthisë
Eksportet e lajthive të Turqisë në shtator arritën në 25,220 ton, sipas një raporti të sindikatave të eksportuesve.
Kompania e eksportit të lajthive të Detit të Zi (KFMIB) tha se vendi fitoi rreth 135 milionë dollarë nga eksportet e lajthive muajin e kaluar.
Shifrat treguan se Bashkimi Europian ishte tregu më i lartë në shtator. Eksportet në BE përbëjnë 77 për qind të eksporteve turke të lajthive.
Muajin e kaluar, eksportet e lajthive të përpunuara me vlerë 69.4 milionë dollarë – arrinin në 48.6 për qind të eksporteve totale të Turqisë, ndërsa pjesa tjetër ishin lajthitë e papërpunuara.
Turqia, e cila është eksportuesi më i madh në botë i lajthive, fitoi 1,78 miliardë dollarë me gati 287,000 ton eksport të lajthive nga shtatori 2017 deri në fund të gushtit 2018.