Magazina

Kjo është arsyeja pse i themi ‘shëndet’ dikujt që teshtin

Sa herë që ne teshtijmë, dikush thotë menjëherë “shëndet”, pra është një zakon tashmë që secili prej nesh e ka. Në fakt, ky është një zakon në të gjitha vendet e botës, për shembull në Britaninë e Madhe, kur dikush teshtin, thuhet “bless you”, që do të thotë “bekime”. Por, përse ndodh që dikush, i cili ndodhet në një ambient me ne, të reagojë menjëherë kur teshtijmë dhe të na urojë shëndet? E keni pyetur ndonjëherë veten përse ndodh?

Në fakt, teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi. Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.

Related Articles

Back to top button