Në Gjermani çdo i pesti banor jeton në prag të varfërisë
Në Gjermani pavarësisht rritjes ekonomike dhe shkallës rekord të ulët të papunësisë, 19 për qind nga popullsia jeton në prag të varfërisë, publikoi sot Zyra federale për statistikë.
Edhe pse situata në krahasim me vitin 2016 është përmirësuar, ende 15,5 milionë qytetarë të Gjermanisë jetojnë në pragun e varfërisë, transmeton Hina.
Në Gjermani kjo vlen për qytetarët të cilët në muaj kanë në dispozicion më pak se 60 për qind nga paga mesatare. Konkretisht për një familje me një anëtarë kjo do të thotë 1.096 euro në muaj, ndërsa për katër anëtarë me dy fëmijë 2.302 euro.
Si të varfër akut konsiderohet një numër shumë më i vogël i qytetarëve, gjegjësisht 3,4 për qind. Të varfër akut konsiderohen ato qytetarë të cilët nuk janë në gjendje ta paguajnë qiranë, ngrohjen apo shpenzimet komunale.
Aktivistët kërkojnë masa më të gjera kundër varfërisë, që nënkupton edhe rregullim më të mirët të tregut të punës dhe uljen e numrit të vendeve të punës për një kohë të caktuar.
“Rritja ekonomike duke se nuk i përshin të gjitha shtresat e shoqërisë. Ku edhe krahas ekonomisë në rritje varfëria mbetet në nivel të lartë, është koha të pyesim çka nuk është në rregull”, deklaroi kryetari i Shoqatës së shërbimeve të përbashkëta sociale Ulrih Shnajder.