Lajme

Shqiprim Arifi dhe Arbër Pajaziti flasin për proçecin e zgjedhjeve për KNSH-së

Pas mbarimit të zgjedhjeve të këshillit nacional,zgjedhje këto që u mbajtën të dielën e kaluar,ku fituese e këtyre zgjedhjeve me më shumë vota për KNSH doli të jet PVD,e cila doli si subjekti I parë në komunën e Bujanocit,ndërkaq në Preshevë si parti fituese e pari doli Alternativa për Ndryshim.

Pas përfundimit të rezultatëve përfundimtare mbrëm APN,doli më një konforencë për media ku para gazetarëve u paraqit lideri I kësaj partie z.Shqiprim Arifi dhe Arbër Pajaziti,kryetar I APN-s dega në Bujanocë.

z.Arifi gjatë kësaj conference për media foli për zhvillimin e proçesit të këtyre zgjedhjeve, I cili falanderoi elektoratin e tijë në bështetjen që ja kan dhënë kësaj partie,veçanarisht,votuesve në Bujanocë që mbështetën fuqishëm këtë subjekt të ri në Bujanocë,ku si parti politke për herë të parë po marrim pjesë në këto zgjedhje për KNSH-ë.

z.Arifi tha se dalja ka qenë shumë e ulët në këto zgjedhje për KNSH,ku tha se nuk kanë fajë qytetarët se janë të lodhur me këto zgjedhje në komunën tonë,sepse kemi pasur 3 herë zgjedhje,dhe populli më është I lodhur.

Ai përveq mos daljes së qytetarëve në një numër të vogël,ai tha se problem ka qenë edhe se shum qytetarë nuk kan qenë në listat zgjedhore dhe një numër I madhë I tyre nuk kanë mundur të votojnë dhe janë kshyrer mbrapa.

z.Arifi gjatë kësaj conference për media tha se jemi të hapur me të gjitha subjektet politike për kolicion qofse na bëjnë ftesë ai ka bërë të ditur se subjekti i tij APN ka përjashtuar nga bashkëpunimi me listën nr.6 dhe kandidatin Demo Berisha, ngase Berisha ka pasur disa qendrime kontraverze.

z.Arifi në pika të shkurtura foli edhe për partit opozitare në Preshevë si PDSH,dhe PVD,I cili tha se populli është I lodhur më këto dy parti të stërvjeturuara,boll me rrenat e tyre 28 vjeçare.

Në fundë ai tha se ne qe 3 vite jemi dalë si subjekt I ri politik dhe se këto tri vite kemi korrur mjaftë sukses si subjekt politik,duke fituar zgjedhjet në Preshevë,mbi 7.000 vota,edhe tani në këto zgjedhje për KNSH dolën partia e parë ne Preshevë,dhe së në zgjedhjet e vitit të ardhëm në Bujanocë si Alternativë do të dalmi e para dhe të marrim Bujanocin,si dhe për zgjedhjet për parlamentare ne do të jemi të parët.

Alternativa për Ndryshim në këtë zgjedhje për Këshill Nacional arriti në tër Luginën e Preshevës ti grumbulloje 3725 vota, ku ishte në krye të kësaj liste zgjedhore z.Arbër Pajaziti.

Related Articles

Back to top button