LajmeVideo

B.L. Rainca këtë vit pret hapjen e objektit multifunksional (Video)

Komuniteti lokal Raincë në planin e tyre programor për vitin 2018 synon edhe hapjen e një objekti multifunksional, objekt ky i cili në brendësi të tij ka shumë funksione si klinika e fshatit, zyra e komunitetit lokal, nëpunësi, çerdhja e fëmijëve dhe biblioteka.

Në këtë drejtim, komuniteti lokal i Raincës është duke punuar që këtë objekt ta vërë në funksion këtë vit dhe në këtë mënyrë të mos përballen më me problemet e deritanishme.

Ekipi i televizionit Aldi zhvilloi një intervistë me kryetarin e komunitetit lokal Rainca, z.Ali Sinani, ku na foli për aktivitetin e rregullimit të ambientit të jashtëm në këtë objekt shumëfunksional. Hapësirat në këtë objekt janë shumë të mëdha dhe në këtë mënyrë tashmë po punohet në drejtim të sigurimit të instalimit të energjisë elektrike ku duhet të vendosen dy njësi të reja për kyçje në energjinë elektrike.

Sa i përket inventarit, shpresojmë që komuna të ketë marrë përsipër pajisjen e zyrës së bashkësisë lokale, ndërsa stacioni shëndetësor në Preshevë me siguri do të sigurojë inventarin për autoambulancën, ndërsa çerdhet do të mobilohet nga qendra parashkollore në Preshevës.

Takimet me qeverinë aktuale janë të përditshme dhe premtimet janë se objekti do të hapet sa më shpejt, tha zoti Sinani.

Related Articles

Back to top button