Lajme

Shqiprim Arifi faleminderon votuesit që e kanë mbështetur pë zgjedhjet për KKSH

Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës,

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Alternativës për Ndryshim,

Vëllezër dhe motra,

Me përulësinë më të madhe ju falënderoj secilin prej jush për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë të mbajtur ditë më parë. Lugina e Preshevës është duke kaluar në situata të vështira socio-ekonomike dhe politike; Mohimi i sistematizuar i të drejtave elementare individuale, kolektive nga pushteti qendrorë si dhe kompleksi politik i stërvjetëruar luginas që janë të angazhuar për mbajtjen e “StatusQuo-së” si dhe privilegjeve vetanake të mundësuara po nga ky sistem, paraqesin sfida reale që po ballafaqohet Lugina e Preshevës.

Alternativa për Ndryshim, që nga themelimi i saj para tre viteve, është për herë të parë pjesëmarrëse në zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë, që nga publikimi i rezultateve preliminare mund të konstatojmë se Alternativa është faktor vendimmarrës politik në Luginën e Preshevës. Në komunën e Preshevës edhe njëherë është pasqyruar se subjekti ynë është dominues në spektrin politik, ndërkaq në Komunën e Bujanocit kemi bërë hapin e parë të rëndësishëm për konsolidimin, shtrirjen dhe strukturimin e subjektit tonë. Në Komunën e Preshevës kemi pasur një pjesëmarrje më të vogël të qytetarëve në procesin zgjedhorë, ndërkaq janë të evidentuar mospërfshirja e shumë qytetarëve në listat zgjedhore. Natyrisht se rezultatet tona do të analizohen thellësisht me gjitha strukturat tona partiake në çdo nivel organizativ, megjithatë që nga sot unë në cilësin e kryetarit të Alternativës për Ndryshim mbaj përgjegjësi dhe kërkoj ndjesë për arsyje që nuk arritëm më tej t`i bindim simpatizantët, anëtarët si dhe gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës në participimin e tyre në zgjedhjet e KNSH-së, si dhe rëndësin e institucionit të Këshillit Nacional për sferat jetike kombëtare të shqiptarëve.

Lidhur me bashkëpunime eventuale si dhe koalicione në KNSH, ashtu siç kam cekur në konferencën për media, do të shqyrtojmë të gjitha alternativat dhe mundësit, ndërkaq nuk do të bëjmë kompromise të dhimbshme për udhëheqësin e këtij institucioni.

Alternativa, në krahasim me të stërvjetëruarit, nuk ka boshtin veprues politik dhe strategjik, për të synuar hegjemoni politike në Luginë e aq më pak të llojeve tjera antiqytetare dhe antidemokratike. Ne jemi rrënues të hegjemonisë, me që besojmë thellë në politika progresive (sidomos ato të mbështetur nga rinia) në një shoqëri të hapur demokratike duke ndarë pushtetin dhe vendimarrjen me vëllezërit dhe motrat tona në interes kombëtar.

Do t`i shmangemi në çdo kohë retorikës përçarëse dhe nxitëse në mes shqiptarëve në Luginë, e praktikuar publikisht nga të stërvjetëruarit dekador politik. Do t`i mënjanojmë fushatat dhe citimet e marinsave amerikan, gjeneralit Montgomery (sa për info, ishte anglez dhe jo amerikan) dhe sidomos luftës së përgjakur të dytë botërore, meqë ballafaqimin tonë politik nuk e përceptojm si luftë fizike, aq më pak ndaj shqiptarëve.

Por, qëndrojmë pas asaj se: do t`i thojmë troç, hapur dhe publikisht të gjithëve atyre që interesat kombëtare i kompromitojnë me interesat individuale dhe klanore. Do t`i denoncojmë publikisht veprimet korruptive dhe do të kërkojmë përgjegjësi nga secili ai/ajo që ishte dhe është ngarkuar me pushtet, pa justifikuar personalisht vetëveten dhe subjektin që përfaqësoj unë.

Falënderoj kryetarin e APN-së, dega në Bujanoc Arbër Pajaziti si dhe bashkëpunëtorët e tij për angazhimin e tyre të palodhur si dhe fushatën e zhvilluar elektorale demokratike, ndërkaq përgëzoj për rezultatet shpresëdhënëse për Komunën e Bujanocit. Gjithashtu përgëzoj partnerin tonë të qeverisjes lokale Lëvizja për Reforma të Sami Salihut, i cili ka korrur një sukses të madh në këto zgjedhje.

Ju falënderit të gjithëve, urime!

Shqiprim Arifi,

Kryetar i Komunës së Preshevës,
Preshevë, 06.11.2018

Related Articles

Back to top button