Magazina

Thuhet se Davudi alejhi selam lutej:”O Zoti im më furnizo ashtu siç e furnizon zogun e korbit (sorrës) . A e dini përse pikërisht zogu i korbit!!?

Thuhet se Davudi alejhi selam lutej:”O Zoti im më furnizo ashtu siç e furnizon zogun e korbit (sorrës) .
A e dini përse pikërisht zogu i korbit!!?

“Zogjtë e korbit, kanë një karakteristikë që nuk gjendet tek asnjë zog tjetër. Kur zogjtë e korbit dalin nga vezët, janë pa pupla. Me t’i parë në atë gjendje, prindërit e tyre i braktisin, pasi u duken si zogj të huaj. Zogjtë, duke mos pasur mundësi të fluturojnë, nuk kanë mundësi të ushqehen dhe mund të ngordhin nga uria. Por Er-Rezzaku nuk braktis askënd.

Nga trupi i zogjve të sapolindur, del një aromë që është tërheqëse për një lloj krimbi. Me të ndierë këtë aromë, krimbat fillojnë të afrohen tek foleja ku ndodhen zogjtë. Kështu, ata kthehen në burim ushqimi për zogjtë e braktisur. Me të filluar t’u dalin puplat dhe t’u ndryshojë ngjyra në të zezë, prindërit kthehen përsëri dhe e habitshme është se krimbat tashmë fillojnë të largohen dhe fshihen.

Era e cila bëhet e dashur për krimbat vjen direkt nga sqepi i zogut gjë që i bën krimbat të shkojnë direkt në gojë.

Subhanallah..Me të vërtetë All-llahu është furnizuesi më i mirë!”.

Related Articles

Back to top button