Magazina

Vazhdon trajtimi mizor që po u bëhet punëtorëve të ‘Viva Fresh’-it!

Edhe më pare është raportuar për të zezat që u bënë ‘Viva Fresh’ qytetarëve të këtij vendi. Është folur për mishin e prishur dhe të skaduar që u shtet konsumatorëve, është raportuar për falsifikimet e certifikatave të mishit, është folur gjithashtu për lojën me çmime ashtu që artikujve ndryshe u shkruhen çmimet në rafte, e ndryshe paguhen tek arkat. Dhe jo vetëm kaq.

Në ndërkohë, Kosova Post ka mësuar edhe për momente tjera të dhimbshme që u bënë ‘Viva Fresh-i’ njerëzve të vendit tonë. Mësohet se ajo shumë herë nuk i paguan fare furnitorët, pastaj i vonon pagesat deri në pakufi, pastaj i detyron furnitorët të nënshkruajnë mbi dokumente e marrëveshje të jashtëligjshme vetëm e vetëm që ata të heqin dorë nga e drejta e tyre, e kështu me rradhë.

Dhe ja tani, siç raporton Periskop dhe Veriu.info, ‘Viva Fresh’ u bënë trajtime çnjerëzore punëtorëve të cilët janë të pafuqishëm t’i mbrojnë të drejtat e tyre. Ata po detyrohen t’i nënshktrohen diktateve të tmerrshme, sepse, tek e fundit, nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër; ata punojnë për bukën e gojës dhe të fëmijëve të tyre.

Periskopi sot ka shkruar se thuajse çdo ditë punëtorë tëmarketeve ‘Viva Fresh’ nëpër komunat e Kosovës ankohen për orar të stërzgjatur,trajtim jo adekuat, shkelje të të drejtave të tyre themelore dhe të ngjashme. Sipas Periskopi, ‘VivaFresh’ ka kaluar çdo normë të shkeljeve gjatë këtyre ditëve kur gjendemi edhenë prag të festave të fundvitit, raporton Veriu.info.

Mësohet se këta punëtorë po punojnë me orare të stërgjatura deri në 15 orë dhe pa asnjë orë pauzë. Në gjitha pikat e ‘Vivës’ ka hyrë në fuqi edhe vendimi për punë pa asnjë ditë pushim deri pas festave të fundvitit. Përveç kësaj, orët shtesë nuk do u paguhen fare.

‘Para disa ditësh i kanë mbajte deri ne ora 5 te mengjesit ku atyre qe kane qene pasdite u është dashur te punojnë 15 ore. Aty shkelen te gjitha te drejtat e puntorëve. Gjithashtu, trajtimi nga ana e menaxhereve te Viva Fresh ndaj punëtorëve është i tmerrshëm’, ka thënë ky burim për Periskopin.

Po ashtu, mësohet se tash hapja e marketeve po bëhet prej orës 6, e jo sikurse më herët që rregull ka qenë të hapen në orën 7 të mëngjesit.

Related Articles

Back to top button