Magazina

27-vjeçari padit prindërit në Gjykatë: Më sollën në jetë pa më pyetur

Raphael Samuel, 27, nga Mumbai, India, është një avokat i “antinatalistëve” që beson se fëmijët nuk duhet të vuajnë. Ai pretendon se prindërit nuk kanë të drejtë të lindin nëse një fëmijë nuk ka rënë dakord të lindë.

Por megjithë pretendimin se ai kishte një “marrëdhënie të shkëlqyeshme” me prindërit e tij, tani po ndërmerr masa ligjore kundër tyre, raporton Times Now News.

“Ata nuk kërkuan pëlqimin tim kur më sollën në jetë dhe lumturinë e tyre e vendosën përpara të drejtave të mia”, tha ai për mediat. Raphael Samuel, është një avokat i ri i cili për kohësh ka ngritur çështjen e ashtuquajtur “antinatalistë”. Aty thuhet se prindërit nuk kanë të drejtë të rrisin fëmijët pa pëlqimin e palëve të interesuara.

Një motivim shumë i çuditshëm, që Raphael mbështet: “Dua t’u tregoj të gjithë fëmijëve indianë se nuk i detyrohen asgjë prindërve të tyre. Në të vërtetë, çdo fëmijë duhet të dijë përse prindërit e donin atë, është e drejta e tij, sepse fëmijët nuk duhet të detyrohen vijnë në jetë”.

Related Articles

Back to top button