Anija e Nuhit a.s. është gjetur pikërisht aty ku thotë Zoti në Kur’an?!
Rreth 4800 vjet më parë, përmbytjet e mëdha goditën Tokën. Para katastrofës së madhe që ndodhi, Profeti Nuhi me urdhrin e Zotit, ndërtoi një anije të madhe për të shpëtuar njerëzit dhe disa kafshë.Për të vërtetuar këtë një grup i studiuesve nga Kina dhe Turqia për vite të tëra u bashkuan në kërkim të mbetjeve së kësaj anije legjendare.
Dhe më, 26 prill 2010 ata njoftuan se kishin gjetur anijen e Nuhit në Turqi. Ata pretenduan se kanë gjetur mbetjet e anijes së Nuhit në një lartësi prej 4000 metra mbi malin Agri ose malin Ararat, në Turqinë lindore, transmeton InfoPress.Sipas traditës biblike, Varka kishte përmasa gjigande për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noe, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë.
Kjo histori përfshihet në librin e Gjenezës të Dhiatës së Vjetër, në Tora të hebrenjve, si edhe në shkrimet sekrete të Kuranit.Dokumentarë të shumë janë realizuar në lidhje me faktin se kjo anije u gjet pikërisht në vendin ku edhe potencohet në Kuran.