Coca-Cola, në “listën e zezë” të OKB-së si “pushtuese” izraelite
Një numër kompanish izraelite dhe ndërkombëtare përballen me rrezikun e përfshirjes në “listën e zezë” të Kombeve të Bashkuara për biznes në vendbanimet hebreje në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Sipas të përditshmes izraelite Yediot Ahronoth, janë një sërë kompanish, telekomunikacioni apo farmaceutike, mes të cilave edhe Coca – Cola, të planifikuara për listën në fjalë.
Tre vjet më parë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të nxjerrë një “listë të zezë” të kompanive izraelite dhe ndërkombëtare që janë aktive në vendbanimet izraelite.
Pavarësisht nga presioni i Izraelit dhe SHBA, Këshilli do të njoftojë një listë të re në mars.
“Ne besojmë se përfshirja e kompanive izraelite në ‘listën e zezë’ mund të çojë në tërheqjen e kompanive ndërkombëtare nga investimet në Izrael”, shkroi Tal Granot-Goldstein, drejtor ekzekutiv i Hot – një sistem telekomunikacioni, një nga kompanitë që mund të gjenden në listë, në një letër për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
“Prandaj, ne kërkojmë që qeveria e Izraelit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të ndërhyjnë dhe të parandalojnë publikimin e kësaj liste. Kjo është me interes kombëtar”, shtoi ai.
Në janar 2018, Këshilli caktoi 206 kompani që veprojnë në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.
“Shkeljet e të drejtave të njeriut të palestinezëve për shkak të ndërtimit të vendbanimeve izraelite janë shkatërruese për çdo aspekt të jetës së palestinezëve”, thoshte raporti.
“Për shkak të zhvillimit dhe infrastrukturës së këtyre vendbanimeve, palestinezët vuajnë nga kufizime në aspektin e lirisë së fesë, lëvizjes dhe edukimit, si dhe u rrezikohen të drejtat e tyre bazë në territor”, shton raporti.
Sipas së drejtës ndërkombëtare, Bregu Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor konsiderohen si “zona thellësisht të okupuar”, ndërsa të gjitha vendbanimet e hebraike në këto hapësira konsiderohen si të paligjshme.