Krishterët meksikanë të vërtetën e gjejnë në Islam
Për gati pesë shekuj krishterimi është feja dominuese në Meksikë.
Në vitin 1970, krishterët përbënin 96.7% të popullatës së Meksikës. Por, sipas ‘Pew Research Center’, deri në vitin 2010, ky numër kishte rënë në 82.7%.
Shumica e këtij ndryshimi i atribuohet rritjes së besimeve tjera krishtere. Evangjelistët, protestantët dhe Dëshmitarët e Jehovait tani përbëjnë 8% e meksikanëve që identifikohen me një fe.
Një grup i vogël, por në rritje, i të konvertuarve, shpëtimin shpirtëror janë duke kërkuar në Islam. Në fakt, ‘Pew Research Center’ vlerëson se deri në vitin 2030 numri i muslimanëve në Meksika do të arrijë deri në 126,000, nga 111,000 sa kishte në vitin 2010.
Pse disa meksikanë konvertohen duke e lënë kishën katolike?
Arsyet janë aq të ndryshme si edhe popullata. Disa pyetje nga doktrina katolike dhe koncepti i Trinitetit – tre Perëndi në një, Ati, Biri dhe fryma e shenjtë – në krahasim me një Zot në Islam. Të tjerët shprehin neveri në pohimet e vazhdueshme të skandaleve të seksit dhe homoseksualëve që kanë pllakosur kishën në dekadën e fundit. Të tjerët thonë se duan të kenë një kuptim më të mirë të Islamit.
Leslie Camarillo (majtas) dhe Marta Alamilla, të dyja nga Mexico City, në ‘Centro Educativo de la Comunidad Musulmana’ në Mexico City, pas namazit të xhumasë.
Marta Alamilla, 23 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në një familje krishtere. Ajo gjithmonë ka besuar në një fuqi më të madhe, por, siç thotë ajo, kur filloi të interesohet më hollësisht për disa nga parimet e kishës, hasi në përgjigje të pakënaqshme.
“Kurrë nuk kam pasur dyshim në mendjen time se Zoti ekziston”, tha ajo pas namazit të xhumasë në xhami, por gjithmonë kanë ekzistuar gjëra që unë pyesja për fenë time që nuk kishin kuptim për mua. Unë gjithmonë merrja përgjigje si: “mirë, sepse”, dhe “Ky është Zoti dhe Zoti është në këtë mënyrë” dhe “sepse Zoti ka thënë se është në këtë mënyrë”.”
Për Alamillan, e diplomuar në inxhinieri industriale të robotikës, këto përgjigje vetëm sa e larguan nga kisha në kërkim të përgjigjeve më të arsyeshme.
Alamilla thotë se perceptimin e saj origjinal rreth Islamin ishte e kishte fituar nga terrorizmi dhe shtypja, por pas studimit të Kur’anit dhe takimit me muslimanët, ajo zbuloi një sistem besimi që i përgjigjet pyetjeve që ajo i kishte kërkuar.
“Kuptova se Islami është një fe e bukur. Çdo gjë në lidhje me të ka kuptim”, tha Alamilla. “Përgjigjet për secilën pyetje të vetme që kam pasur ndonjëherë i kam gjetur në Kur’an dhe në Sunnet”.
Pas gjashtë muaj studimi, Alamilla konvertohet zyrtarisht në Islam, duke shqiptuar shehadetin (dëshminë), një person deklaron para dy dëshmitarëve muslimanë se: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij.”
Alamilla thotë se një nga keqkuptimet më të zakonshme rreth Islamit është se gratë janë të shtypura, nuk u lejohet të shprehin mendimin e tyre dhe janë të detyruara të mbulojnë veten e tyre.
“Çdo musliman që kam takuar ka qenë person i mrekullueshëm”, tha ajo. “Jo sepse ata kanë lindur në këtë mënyrë, por për shkak se feja i ka bërë atë në këtë mënyrë.”
Alamilla ka përqafuar besimin e saj të ri, por për t’ua zbuluar vendimin e saj familjes së saj katolike është një tjetër histori. Nëna e saj dhe vëllai e dinin se ajo ishte duke studiuar Islamin, por ajo tha se nuk është e gatshme për t’ju treguar atyre rreth konvertimit të saj.
“Unë dua që së pari t’ua dëshmoj atyre me anë të veprimeve të mia që unë kam ndryshuar si person”, thotë ajo. “Kur unë u t’ju tregoj atyre se jam konvertuar, dua që ata të shohin se unë jam ende i njëjti person, por duke u përpjekur të jem më e mirë.”
Gjatë bisedës, pranë Martha Alamilles ishte edhe Leslie Camarillo.
Edhe Camarillou është një krishtere e cila tre vite më parë u konvertua në fenë islame. Camarillo thotë se që nga koha kur ajo ishte fëmijë, ajo kishte pyetur për doktrinën e kishës.
“Kur isha fëmijë, në fenë time nuk më pëlqenin disa gjëra, të cilat më dukeshin hipokrizi”, thotë Camarillo. “Sa herë i shihja figura në zjarr dhe flakë kisha frikë nga Zoti.”
“Një pjesë e hipokrizisë mund të gjendet në konceptin e Trinitetit”, thotë ajo.
“Si ka mundësi që Zoti me madhështinë e tij të dëshiroj të jetë njeri, e pastaj të vdes dhe të vazhdojë të jetë i pavdekshëm në qiell?” Pyet ajo në mënyrë retorike.
Camarillo nuk turpërohet nga tregimi për kërkimin e saj personal për një besim të besojë ashtu si Alamilla, ajo u rrit në një familje krishtere.
“Unë gjithmonë kam menduar për Allahun”, thotë Camarillo me një delikatese e ton të qetë. “Unë gjithmonë kam menduar se ka një Superfuqi, apo një Zot, i cili krijoi çdo gjë.”
“Unë u interesova për shumë fe. Hinduizëm, Budizëm, Krishterim dhe shumë të tjera”, thotë ajo. “Unë kisha një jetë personale që ishte shumë liberale. Kam provuar shumë lloje drogash dhe gjëra tjera. Kjo nuk është diçka e keqe për mua, sepse tani e di se çfarë është e mirë dhe çfarë është e gabuar. I kam premtuar vetes se në momentin që do ta gjej një fe që me të vërtetë i përgjigjet të gjitha pyetjeve të mia, pa dyshim se unë do ta përqafoj atë.”
Camarillo thotë se atë që ajo sheh në ligjërimet e Islamit mund t’i ndajë me të tjerët të cilët janë në kërkim të besimit.
“Unë dua t’i këshilloj të rinjtë, të cilët janë në kërkim të së vërtetës”, tha Camarillo . “Gjëja kryesore është që lidhja juaj me Allahun të jetë unike.”
Sipas një letre të botuar në vitin 2011 nga Camila Pastor de Maria y Campos, një profesoreshë në ‘Centro de Investigacion Docencia Economicas’ në Mexico City, tregon pse disa meksikanë janë konvertuar në Islam. Në raportin e saj, “Të jesh një musliman i ri në Meksikë: ekonomia politike e besimit”, Campos shkruan se Islami ofron një shenjë të dallimit kozmopolitan për disa të konvertuar, dhe mbajtja e hixhabit është konsideruar si çështje mode nga gratë.
Campos, gjithashtu thotë se disa të konvertuar kanë gjetur mesazhin tërheqës të Islamit. Të tjerët shprehin dëshirën për të ndërtuar një shoqëri fetare në Amerikën Latine të ngjashme me atë në SHBA, ndërsa disa konvertohen si rezultat i martesës.
Louahabi thotë se ka jetuar në Mexico City për mbi 20 vjet. Ai thotës se Islami në Meksikë është në rritje. Louahabi është një shtetas maroken poliglot që drejton shkollën e tij të gjuhës dhe në raste të tjera punon si përkthyes. Ai shërben si president i qendrës së arsimit të xhamisë së komunitetit musliman.
Louahabi kujton kohën e viteve të 90-ta, kur komuniteti islam i Meksikës ishte shumë i vogël për të merituar një xhami të kësaj madhësie. Ishte një kohë kur shumica e muslimanëve ishin diplomatë dhe biznesmenë të stacionuar në kryeqytet.
Bashkësia islame është e përbërë nga “shumë pak njerëz vendas, kryesisht të huaj”, thotë Louahabi. “Ne ishim rreth 80 persona, për shkak se njerëzit nuk dinin për Islamin.”
Louahabi thotë se kur erdhi në Mexico City në vitin 1994 kishte rreth 80 muslimanë.
“Kur erdha për herë të parë në Meksikë humbja dy deri ne tre muaj derisa gjeja ndonjë musliman.”
“Sot, të jesh një musliman në Meksikë është krejt ndryshe”, thotë ai.
“Sot, shumica janë meksikanë”, thotë ai. “Allahu i udhëzoi ata. Është shumë e vështirë të thuhet pse kemi qenë shumë të suksesshëm në këtë kohë. Pothuajse çdo të premte ka njerëz që pranojnë Islamin. Nganjëherë numri i tyre arrin në pesë .”
Louahabi thotë se gratë në Meksikë janë duke shfaqur më shumë interes për Islamin se sa burrat.
Kur u pyet pse ndodh kjo, ai u përgjigj: “Ato (gratë) kanë shumë pyetje dhe shumë dyshime për të cilat priftërinjtë e feve tjera nuk mund të përgjigjen.