Kujdes! Hakerat kanë hyrë në telefonin tuaj!
Ju ka ndodhur që telefoni juaj papritur të nxehet së tepërmi, të ngadalësohet apo bateria të konsumohet më shpejt se zakonisht? Nëse po, atëherë hakerat kanë ndërhyrë në telefonin tuaj. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët që studiojnë një lloj sulmi të ri të quajtur “cryptojacking”.
Ata shpjegojnë se hakerat mund të kenë ndërhyrë në telefonin tuaj për të marrë Bitcoin, monedhë virtuale. Për këtë, ata shfrytëzojnë fshehurazi procesorët e smartphone. Brenda një aplikacioni ose programi të padëmshëm që ju keni në celular, mund të përmbajë Bitcoine. Zakonisht, lojërat janë ato që përmbajnë Bitcoine.
Këto aplikacione janë shënjestër e hakerave, të cilët ndërhyjnë fshehurazi në smartphone-in tuaj. Ka disa aplikacione që përmbajnë kode të fshehura, e në këtë mënyrë hakerat ndërhyjnë në procesorin e pajisjes suaj. Në këtë moment, duke shfrytëzuar procesorin në maksimum për të marrë Bitcoinet, telefoni juaj mund të ngadalësohet se tepërmi, të tejnxehet apo t’i bjerë bateria. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se një nga këto aplikacione që mund të shërbejë si kurth për përdoruesit, por ndërkohë është objekt sulmi nga hakerat, është Bug Smasher, një lojë që gjendet lehtësisht në Google Play.
Ju nuk jeni në dijeni në momentin që një haker mund të ndërhyjë në telefonin tuaj, por nëse vini re se pajisja po përjeton anomalitet, merrni parasysh këtë fakt. Si duhet të veproni? Praktikisht nuk mund të bëni asgjë. Për përdoruesit e Android, Google thotë se po punon për të forcuar akoma më shumë sigurinë. Ndërsa Apple ka kontroll më të rreptë rreth aplikacioneve që instalohen në iPhone. Prandaj hakerat shënjestrojnë më pak iPhone dhe më shumë telefonat me platformën Android.