Fjetja ne stomak shkaterron trupin dhe shpirtin
Mos të shtriheni në bark gjatë të fjeturit, qoftë ditën apo natën, duke u bazuar në hadithin: “Vërtet ajo është një shtrirje të cilën e urren Allahu i Lartmadhërishëm”. (Transmeton Ebu Davudi).
Fjetja në stomak mundet të shkaktojë degjenerimin e shpinës, porositin ekspertët nga universiteti Seint Luis i Shteteve të Bashkuara. Mjeku Adam Tanase, nga ky universitet, thekson: “Kurrë mos flini në stomak. Është befasuese se si shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se sa e dëmshme është kjo për shëndetin.
Pos se e shkatërron shpinën, një mënyrë e tillë e fjetjes e ul edhe shtypjen e gjakut”. Nëse nuk besoni, provoni të ecni me kokën kthyer në njërën anë. Shumë shpejt do të ndjeni dhimbje në kraharor dhe qafë. Trupi nuk e dëshiron një pozitë të tillë, e po ashtu nuk e dëshiron edhe kur jemi të kthyer me fytyrën teposhtë. Kthimi i kokës dhe qafës në pozitë të tillë, madje edhe për vetëm disa minuta, tendos ligamentet dhe muskujt rreth shpinës.
Nëse në pozitë të tillë flini çdo natë, presioni në nyja dhe nerva do të rritet përderisa degjenerimi i shpinës zhvillohet me të madhe. Mjeku Tanase porosit të gjithë atë që e kanë shprehi pozitën e tillë të të fjeturit që ta ndryshojnë sa më shpejt para se të jetë vonë.