Këta janë këngëtarët shqiptar që lanë muzikën për t’iu përkushtuar fesë Islame, ndër ta edhe një Preshevar
Sigurisht të gjithë i mbani mend këngët e dashurisë për të cilat ishte bërë i njohur Adem Ramadani.
Por, ka disa vjet që Ramadani ka braktisur përfundimisht muzikën, atë që dikur e kishte hobi, qejf.
Tash e disa vjet, Ramadani është shumë i përkushtuar ndaj fesë dhe atë mund ta shihni duke kënduar vetëm ilahi.
Adem Ramadani nuk është i vetmi që la muzikën për fe.
Të gjithë ishin dashuruar me muzikën që bënë rock grupi i njohur “TNT”.
E pikërisht vokalisti i këtij grupi Ferki Shala u largua përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.
Nga një rocker me flokë të gjata e zingjire në qafë, ai u transformua krejtësisht në një person tjetër duke lëshuar mjekrën e duke kënduar edhe ilahi.
Ai kohë më parë kishte deklaruar se kjo rrugë që kishte zgjedhur e ka ndihmuar atë të largohet nga alkooli tepërt që kishte konsumuar.
Ai ishte ndër kompozitorët më të njohur shqiptar me qindra krijime artistike.
Është ky Enis Presheva i cili gjithashtu ka disa vjet që ka lënë muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.