Magazina
Kujdes nga kjo “risi” e WhatsApp, kjo është mënyra e re për të mashtruar njerëzit (Foto)
Janë të shumta mesazhet e mashtrimeve që marrin njerëzit në rrjetet sociale.
Megjithatë, imagjinata e njerëzve për të vjedhur informacione dhe për të mashtruar përdoruesit është në nivelin më të lartë.
Kjo pasi, së fundmi, një metodë e re është shpikur lidhur me këtë, për aplikacionin WhatsApp.
Është pikërisht një mesazh që u vjen përdoruesve nëse duan të ndryshojnë ngjyrën e WhatsApp sipas shijes së tyre.
Qëllimi kryesor i kësaj “risie” është krijuar për të vjedhur të dhënat personale që gjenden në pajisjen e çdo përdoruesi që hap këtë lidhje.
Prandaj, kujdes!