Nuk ua kishte marrë mendja, ja çfarë efektesh ka llumi i kafesë
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë. Kur përgatitni kafe në shtëpi, shumica prej jush hidhni pjesën e mbetur në fund të kafesë. Megjithatë, kur të zbuloni se sa e dobishme është, nuk do a hidhni më. Përmbajtja e acidit në kafe është një përbërës i rëndësishëm që do të heqë të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga lëkura juaj. Përzieni me ujë dhe vaj kokosi, dhe lyejeni trupin.
Ju gjithashtu mund ta vendosni llumin e mbetur nga kafeja në frigorifer në një filxhan ose pjatë të hapur për të larguar aromat e pakëndshme. Kafeja përmban kafeinë dhe diterpen që janë toksike për shumë insekte. Një sasi e vogël e kafesë rreth bimëve tuaj do të largojë mushkonjat, mizat dhe insektet e tjera. Kafja mund të ndihmojë po ashtu në eliminimin e celulitit, yndyrës duke rritur rrjedhjen e gjakut në zonën e trajtuar të lëkurës.
Aplikoni llumin e mbetur nga kafeja në orenditë e gërvishtura, lini atë 5-10 minuta dhe fshij dhe pastaj pastrojeni. Gërvishtjet do të jenë më pak të dukshme.