Letra prekëse e 35-vjeçares që humbi betejën me kancerin
Një grua 35-vjeçare e cila humbi betejën me kancerin, ka lënë pas një letër shumë emocionuese.
Mediat e huaja shkruajnë se në vitin 2017, Bailey Jean Matheson iu dha vetëm një vit jetë pasi u diagnostikua me kancerin e rrallë të leiomyosarcoma, që prek indet e muskujve të butë.
Me shumë guxim, 35-vjeçarja vendosi që të mos bënte kimioterapinë dhe ndërroi jetë më 5 prill të këtij viti.
E para se të vdiste, Bailey Jean Matheson, kishte shkruar një letër që e nis: “35 vite mund të jenë pak, por ishin shumë të mira.”
Në këtë letër ajo falënderon prindërit e saj që e mbështetën në të gjitha vendimet që mori në jetë. “Gjithmonë më kujtohet nëna ime kur thoshte se humbja e një fëmijë është gjëja më e vështirë që mund të kalojë një prind. Prindërit e mi më dhanë dhuratën më të madhe duke mbështetur vendimet e mia, duke mos iu nënshtruar kimioterapisë dhe duke më lënë të jetoj pjesën time të jetës ashtu siç besoj të jetë. E di sa e vështirë mund të jetë duke më parë mua duke i dhënë fund medikamenteve dhe duke lënë natyrën që të vijojë. Ju dua të dyve edhe më shumë për këtë”, janë fjalët që 35-vjeçarja ka shkruar për prindërit.
Gjithashtu ajo falënderon edhe të dashurin e saj që i qëndroi pranë. Ajo e njohu atë vetëm 3 muaj para se të diagnostikohej me kancer.
“Brent, erdhe në jetën time vetëm 3 muaj para diagnozës sime. Nuk mund të kërkoja në njeri më të mirë, që më shoqëroi gjatë aventurave të mia, takimeve, kur qeshja dhe qaja. Je person i mahnitshëm dhe kushdo që të njeh është me fat”, shprehej 35-vjeçarja në letër.