Lutja në ditën e xhuma

Në ditën e xhuma është një orë nëse robi gjindet duke u lutur në atë kohë Allahu ka për t’iu përgjigjur lutjes së tij. (Hadith)
Tregohet se Tavus ibën Kejsani posa falte namazin e iqindisë ditën e xhuma, drejtohej kah kibleja, e më pas nuk i fliste askujt derisa perëndonte dielli.
(Tarih vasit: fq. 186).
Gjithashtu tregohet për Said ibën Xhubejrin se posa falte namazin e iqindisë ditën e xhuma, nuk i fliste askujt derisa përndonte dielli – ngase ishte i preokupuar me lutje-.
(zadu el Mead: 1/382)
Es Salet ibën Bistam et Temimij ishe vërbuar, dhe ashtu ulej me shokët e tij tek ebu Xhenabi duke u lutur pas namazit të iqindisë; diten e xhuma, e derisa ishin duke u lutur pak para perendimit të diellit Saleti teshtiu dy herë, dhe papritmas iu kthye shikimi i tij.
(tarih Dimeshk: 64/140).
Mr. Bali SADIKU