Lajme

Muri që pengon daljen në rrugën kryesore tek varrezat e romëve më në fund do të zgjidhet

Pengesa e krijuar me vite në këndin e rrugës Qemal Shehu dhe asaj që shpie për fshatin Miratoc më në fund do të zgjidhet.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi pak ditë më parë ka takuar përfaqësuesit e komunitetit romë, këshilli i varrezave ku kanë gjetur kompromis se afro 50 metra të varrezave ku nuk ka varreza rome do të hiqen për të krijuar hapësira ku dukshmëria e shoferëve të automjeteve do të jetë më e mirë në rrugën ku qarkullimi i automjeteve që është i madh.

Këtë e ka pohuar edhe përfaqësuesi i këshillit të varrezave rome, Sejdo Osmanoviq.

Pas heqes së mureve të varrezave rome ato do të zëvendësohen me rrethoja moderne dhe do të bëhet vendosja e kamerave të sigurisë për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në hapësirat e varrezave nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Related Articles

Back to top button