Kujdes nga “hajdutët” e muajit të Ramazanit!
1. Televizori: Ky hajdut është i rrezikshëm. T’i rrënon ditët; ta zvogëlon shpërblimin e tyre. Shikimi i filmave dhe programeve të padobishme, ta harxhon kohën në një muaj ku ditët janë më të mirat nga të gjitha, ashtu janë dhe netët.
2. Gjumi i tepërt: Vetëm pse thuhet në Hadith që edhe gjumi në këtë muaj ka shpërblim, nuk do të thotë që duhet të flejmë shumë. Nëse madje edhe gjumi përmban shpërblime, atëherë imagjinoni shpërblimet e ahdurimit!
3. Netët e çuara dëm: Një hajdut që vjedh kohën më të çmuar nga ju! Ky hajdut është përgjegjësi kryesor që iu privon nga Namazi i Natës, istigfari, pendimi, këndimi i lutjeve të veçanta të muajit të Ramazanit dhe këndimi i Kur’anit.
4. Koprracia: Jepni sadaka, shtroni iftare dhe ndihmoni jetimët! Jepni madje qoftë edhe vetëm gjysmë hurme, ose një gllënjkë ujë; jepni ashtu që All-llahu t’ua falë mëkatet.
5. Tubimet në të cilat mungon përmendja e All-llahut: Ky vjedhës pasohet me një keqardhje të thellë në Ditën e Gjykimit!
6. Mosrespekti ndaj prindërve: Kushdo që në këtë muaj sillet mirë ndaj të afërmve të tij, All-llahu i lidh ata me mëshirën e Tij në Ditën e Gjykimit. I dashur, gjithmonë ji i përulur ndaj nënës dhe babasë, dhe shërbeju sa më shumë që mundesh!
7. Sjellja e keqe: Agjërimi nuk është vetëm abstenim nga ushqimi dhe pijet, por edhe nga sytë, veshët; gjuha dhe të gjitha pjesët e trupit duhet të agjërojnë gjithashtu. Largohuni nga gënjeshtra, përgojimi, mallkimi, dyshimi, etj.
Dhe hajduti më i madh:
8. Facebook, whatsapp, viber, etj: Nëse nuk i përdorni në mënyrë të drejtë, të gjitha veprat tuaja të mira mund t’iu treten.
Të dashur! Mos lejoni që Muaji i Shenjtë të shkojë kështu; të gjithë të marrin shpërblimet e tyre, ndërsa ju të ngeleni bosh.