Magazina

Parfum origjinal apo i rreme? Ja si ta zbulosh!!

Gjëja e parë që shkon në mendje është patjetër vendi se ku e ke blerë, ai është prova e autenticitetit të parfumit tënd. Por ka ndërkohë edhe dyqane jo të specializuara që mund të kenë produkte të vertetë, apo individë që i sheshin. Atëherë, si dallohet?

Si fillim, duhet parë ambalazhi: produktet origjinale janë të paketuara në mënyrë perfekte dhe me qese celofani; nëse ka shenja që ambalazhi nuk është sic duhet, mund të jetë një “fake“. Kodet në pjesën e poshtme te kutisë janë gjithashtu një tregues. Por ka dhe mënyrë tjetër: aroma.

Shumica e parfumeve autentike kanë një aromë komplekse, e cila e ngacmon thellësisht nuhatjen e zgjat më shumë. Ndërkohë tek parfumet e rreme, aroma është e fortë dhe duket sikur të shpon hundën, ndërsa nuk reziston gjatë në kohë.

Related Articles

Back to top button