Magazina
Rumani: Era e keqe nëpër autobusa,ligji i ri për gjoba për ata që hyjnë të palarë

Personat që veshin rroba të pista do gjobiten në Rumani.
Në qytetin e Kluz në Rumani shumë njerëz janë ankuar pasi në autobuza gjenden shumë njerëz me rroba të pista që vijnë erë të keqe.
Sipas ligjit e ri të gjithë personat që veshin rroba të pista tashmë do paguajnë gjobë nga 21 deri në 42 euro. Kryebashkiaku i qytetit deklaroi se kjo është thjesht një përpjekje për të reduktuar të alkoolizuarit dhe njerëzit që nuk lahen.
Shumë studentë dalin natën dhe kur hipin nëpër autobusa vijnë erë e keqe gjë që bezdis pasagjerët e tjerë.