Religjioni

Shkoj i dehur ne xhami..

Gazetari egjiptian, Ahmed Mansour, kishte mysafir në emisionin e tij një shejh egjiptian i cili tregoi një rrëfim shumë prekës i cili e bëri edhe gazetarin të qajë. Për çka bëhet fjalë?

Në fakt shejhu tregoi se njëherë mori me vete në njeri në xhami i cili kishte qenë i dehur, mirëpo shejhu nuk e kishte kuptuar. Kur këta dy hynë në xhami, njerëzit që ishin aty e ndjen një erë të keqe.

Menjëherë e kuptuan se ai njeri që erdhi me shejhun ishte i dehur dhe filluan t’i bërtasin dhe ta godasin me këpucë. Shejhu doli në mbrojtje të njeriut, sepse ndjehej fajtor për shkak se e solli në xhami.

Imami i xhamisë arriti t’i qetësojë xhematin, pastaj e luti njeriun ta lëshojë xhaminë dhe të vijë një ditë tjetër kur nuk do të jetë i dehur. Megjithatë, ai nuk pranoi të dal nga xhamia.

Në ato momente hyri koha e akshamit, ndërsa njeriu i dehur qëndroi në safin e parë, derisa xhemati tjetër largoheshin nga ai për shkak se u pengonte era e pakëndshme e tij. Pasi që dhanë selam, panë se i dehuri qëndronte në sexhde dhe nuk ngrihej.

Ata menduan se nuk ngrihet nga sexhdeja për shkak të alkoolit, mirëpo shejhu e thirri të ngrihet, por ai nuk iu përgjigj thirrjes së tij. Ai njeri i dehur e kishte dorëzuar shpirtin e tij duke bërë sexhden e tij të parë.

Kjo ishte një skenë që bëri të qajnë të gjithë xhematin, ndërsa njëri prej tyre i tha shejhut: “O shejh, unë me vite të tëra falem dhe lus Allahun e Madhërishëm të ma mundësoj xhenetin, ndërsa ky për herë të parë vjen në xhami dhe atë i dehur dhe jep shpirtin në sexhde.” Kjo është dëshira e Allahut dhe një mesazh i qartë se askush nuk mund të ndërhyjë mes Zotit dhe robit të Tij, e as që dikush mund ta dijë kush është xhenetli apo xhehenemli, qoftë edhe nëse dikush në pamje duket një mëkatar i madh. Ky është vullneti i Allahut, dhe nëse Ai dëshiron, do ta shpëtojë robin e Tij nga zjarri i xhehenemit dhe do t’ia hap dyert e pendimit dhe faljes qoftë edhe pas një kohe të gjatë që ka kaluar në mëkate.

Related Articles

Back to top button