Religjioni

Tjetër Xhami e madhe do ndërtohet në Moskë, ortodoksët atje po i kthehen islamit

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin njoftoi lajmin e rëndësishëm të kësaj jave për muslimanët e Rusisë.

Në kryeqytetin e Rusisë do të ndërtohet një xhami të re në zonën e njohur si “New Moska”, rreth 20 kilometra nga Kremlini.

Është interesante se të gjitha detyrat e lidhura me xhaminë e re do të jetë nën juridiksionin e Moskës, nëpërmjet myftiut Albir Krganov.

“Vitin e ardhshëm do nisë puna me projektin konkret. Është gjë e mirë që xhamia e re të jetë 20 kilometra nga Kremlini, pasi do të lehtësojë mbipopullimin e qendrës së Moskës në raste Bajramesh”, tha myftiu.

Rusia, veç popullsisë musliman që trashëgon nga republikat kaukaziane, po njeh dhe një trend në rritje të orthodoksëve që pranojnë Islamin.

Related Articles

Back to top button