Magazina

Leonora Jakupi i sheh njerëzit duke u falur në rrugë, i shkruan Shpend Ahmetit

Leonora Jakupi i ka reaguar publikisht Shpend Ahmetit për zvarritjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë.

Për shkak të hapësirave të vogla në xhamitë e Prishtinës, shumë besimtarë myslimanë Xhumatë i falin jashtë oborrit të xhamisë, në rrugë. Këtë pamje këngëtaren Leonora Jakupi e ka bërë të reagojë.

Ajo ka adresuar kritika në drejtim të kryetarit të Prishtinë, Shpend Ahmeti, të cilin e ka pyetur se kush duet të marrë përgjegjësi për njerëzit të po falen në rrugë.

“Ku është xhamia Shpend Ahmeti? Kush duhet të marrë përgjegjësi për këta njerëz që falen rrugëve, në mungesë të një objekti fetar”, ka shkruar Leonora në Instagram.

Nuk dihet nëse Ahmeti ia ka kthyr përgjigjjen Jakupit. Mirëpo këngëtarja njihet edhe si besimtare e fesë myslimane.

Related Articles

Back to top button