Magazina

Kujdes për kafshët në këto ditë të nxehta me ujin dhe ushqimin

Kafshët shtëpiake rrezikohen njësoj sa ne njerëzit nga helmimet ushqimore, sidomos gjatë ditëve të nxehta.

Mos lini mbetje ushqimesh në tasat e tyre, pasi me rritjen e temperaturave bakteret zhvillohen me shpejtësi marramendëse dhe rreziku për infeksione rritet. Kujdes me gjithçka që macet apo qentë fusin në gojë, veçanërisht jashtë mureve të shtëpisë.

Qentë hanë më pak gjatë muajve të verës. Nëse kafsha juaj nuk ka oreks, mos u alarmoni. Kjo është diçka e natyrshme që vjen me vapën dhe nevojat e reduktuara stinore. Por në çdo rast, nëse mungesa e oreksit vazhdon për një kohë të gjatë, drejtohuni te veterineri.

Macet dhe qentë mund të vuajnë nga reaksionet alergjike të shkaktuara prej poleneve, kështu që mos nënvlerësoni shenja si përtypja e tepërt, kruajtjet dhe teshtimat e shpeshta. Nëse dyshoni se kafsha juaj është e ndjeshme ndaj alergjenëve, përpiquni ta mbani sa më larg zonave me polen. Pas një shëtitjeje në ajër të pastër, do të ishte mirë të kontrollonit me kujdes lëkurën e qenit apo veshët e tij, për t’u siguruar se nuk ka fara të graminaçeas, që mund t’i rrezikojnë shëndetin. Në raste emergjence mund t’i drejtoheni veterinerit për ilaçe antialergjike.

Dehidratimi është një tjetër rrezik për kafshët në verë. Ato mund të mbijetojnë pa ngrënë, por pa ujë nuk do të duronin gjatë. Këshillohet të lini nëpër shtëpi më shumë se një tas me ujë dhe gjithashtu, t’i kontrolloni vazhdimisht tasat, pasi në verë uji avullon shpejt prej të nxehtit.

Related Articles

Back to top button