Magazina

Shega dhe dobitë e saj

Profeti Muhamedi salaAll-llahu alejhi ve selem ka propozuar ngrënien e Shegëve për ta pastruar trupin nga xhelozia dhe inati.

Ebu Nu’ajmi r.a. e transmeton hadithin të cilin e ka dëgjuar nga Enesi r.a. se e kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për shegën dhe ai është përgjigjur: ”Nuk ka asnjë lloj shege e në të, të mos ketë fara nga shegat e Xhenetit”.

Në një hadith tjetër thuhet: “Asnjë shegë nuk piqet, e të mos ujitet madje me një pikë uji nga Xhenneti”.

Në një tjetër thuhet: “Çdokush që han shegë, zemra e tij do të dridhet dhe shejtani do të ikë prej tij”.

Aliu r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: “Kushdo që han shegë, në zemrën e tij shkëlqen drita e All-llahut”.

Shega përmendet në tre vende në Kur’an, dy herë sikur dhurata nga Allahu i Madheruar:

“Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.” (Kur’an, 6:99)

“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshëta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojtarëve) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.” (Kur’an, 6:141)

“Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë” (Kur’an, 55:68)

Related Articles

Back to top button