4 Ushqimet që janë ndaluar nga Profeti alejhis selam
1. Gomerët shtëpiakë. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qoftë me të, ditën e Hajberit ndaloi ngrënien e mishit të gomerëve shtëpiakë dhe lejoi mishin e kuajve. ”Ahmedi dhe Darakutni
2. Mushkat. Ndalimi i tyre bëhet duke i krahasuar ato me gomerët shtëpiakë, në bazë të ajetit kuranor:
“…dhe kuajt, mushkat e gomerët për t’u hipur…” (Nahl: 8),
Ne këtë mënyrë, ato marrin të njëjtin status me gomerët, i cili është dhe argument për ndalimin e ngrënies së tyre.
Nëse thuhet se përse është lejuar mishi i kalit, kur ky ajet e përfshin edhe atë, ne themi se kali ka dalë nga ky vendim me një tjetër tekst, i cili është leja e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të) për ngrënien e mishit të tij në hadithin e sipërpërmendur.
3. Çdo kafshë që ka dhëmbë qeni (qezër), si: luani, tigri, ariu, leopardi, ujku,
qeni, dhelpra etj., me të cilat gjuan prenë (pra, kafshët mishngrënëse). Po ashtu, ndalohet çdo shpend që ka kthetra, si shqiponja, skifteri, bufi etj., të cilat i përdorin për të gjuajtur (pra, shpendët grabitqarë). Dëshmi fetare përkëto është thëniae Ibn Abbasit, Allahu qoftë i kënaqurprej tij: “Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, ka ndaluar të hahet çdo kafshë me dhëmbë qeni dhe çdo shpend me kthetra. ”Tirmidhiu, Ahmedi dhe Hakimi
4. Kafshët apo shpendët që më së shumti ushqehen me ndyrësi. Këto kafshë, edhe pse në parim mund të jenë të lejuara, siç është pula, nëse ato ushqehen vazhdimisht me ndyrësi, nuk lejohet ngrënia e mishit të tyre dhe pirja e qumështit të tyre, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të) e ka ndaluar këtë gjë. Në mënyrë që të lejohet mishi i këtyre kafshëve, para se të theren, ato duhen izoluar nga ndyrësitë dhe duhen ushqyer me ushqim të pastër, në mënyrë që t’u pastrohet mishi dhe qumështi. Kështu ato bëhen të lejuara për t’u therur dhe ngrënë.
Minhaxh el Muslim
Ebu Beker el Xhezairi