Magazina

Ky është vendi që dënon me 750 euro ata që ngacmojnë femrat

Ngacmimi në rrugët e Francës do të jetë i paligjshëm dhe shkelësit e një ligji të ri të miratuar kundër kësaj do të dënohen me gjobë deri në 750 euro.

Deputetët votuan në favor të projekt-ligjit të mërkurën mbrëma vetëm pak ditë pas trazirave të shkaktuara në Francë, kur një burrë sulmoi një grua të re, Marie Lager, sepse ajo iu përgjigj komentit të tij vulgar jashtë një kafeneje në Paris, transmeton lajmi.net.

“Ngacmimet në rrugë nuk dënoheshin në të kaluarën por tani e tutje do të ndëshkohen”, është shprehur ministri i barazisë Marlene Siapas, i cili është gjithashtu “arkitekti” i legjislacionit të ri.

Një projektligj theksonte se të miturit nën moshën 15 vjeç nuk kanë pse të kërkojnë leje për kontakt intim me personat e rritur.

Por ligji i ri thotë se marrëdhëniet intime midis një të rrituri dhe një personi të moshës 15 vjeç mund të konsiderohet përdhunim, nëse i mituri konsiderohet i paaftë për të dhënë pëlqimin.

Gjykata e Lartë Administrative në Francë dhe Këshilli i Shtetit e kanë deklaruar versionin e parë si anti-kushtetues.

Legjislacioni i ri do t’i japë viktimave të përdhunimit një dekadë shtesë për ta denoncuar përdhunimin në organet përgjegjëse, duke zgjatur afatin deri në 30 vjet.

Disa kritikë të legjislacionit të ri thonë se masat rigoroze do t’i japin fund flirtimit në Francë, por ministri Sipas është shprehur për “Reuters” vitin e kaluar se qeveria nuk po kërkon të shfarosë flirtimin dhe “kulturën franceze të të shprehurit dashurisë”.

“Ajo që është e rëndësishme është që ligjet e Republikës Franceze të ndalojnë fyerjet, ngacmimet, kërcënimet dhe zakonin e ndjekjes së një gruaje në vende publike”, tha Siapas.

Related Articles

Back to top button