Mbreti i hidhte shërbëtorët tek qentë e egër nëse bënin gabime
Mbreti i i një komuniteti të caktuar kishte dhjetë qen të egër. Ai i përdorte për të torturuar dhe ngrënë cilindo shërbëtor të tij që bënte gabime Njëri nga shërbëtorët dha një mendim të gabuar, dhe mbreti nuk i pëlqeu aspak. Kështu ai urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qente
Shërbëtori tha: “Unë ju kam shërbyer për dhjetë vjet, dhe ju më bëni këtë? Ju lutem, më jepni dhjetë ditë para se të më hidhni te ata qen! ”Mbreti pranoi
Në ato dhjetë ditë, shërbëtori shkoi te roja që i kujdeset qenët dhe i tha që do të donte t’i shërbente qenve për dhjetë ditët e ardhshme. Roja u hutua, por u pranoi dhe shërbëtori filloi të ushqente qentë, t’i pastrojë ata, t’i lajë dhe t’i sigurojë të gjitha llojet e rehatit për ta.
Kur mbaruan dhjetë ditët, mbreti urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qente për ndëshkimin e tij. Kur ai u hodh brenda, të gjithë u mahnitëm kur panë qenët e egër që lëpinin këmbët e shërbëtorit!
Mbreti, i bezdisur me atë që po shihte, tha:
“Hasfarë u ka ndodhur qenve të mi?”
Shërbëtori u përgjigj, “Unë u shërbeva qenve për vetëm dhjetë ditë, dhe ata nuk e harruan shërbimin tim. Megjithatë, ju kam shërbyer për dhjetë vjet të tërë dhe ju i keni harruar të gjitha, në gabimin tim të parë!”
Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdhëroi që shërbëtori të lirohej.
Ky postim është një mesazh për të gjithë ata që harrojnë gjërat e mira që bëri një person për ta, sapo personi të bëjë një gabim ndaj tyre. Mos e hidh poshte historinë që është e mbushur me të mirë për shkak të një gabimi që nuk të pëlqen.