Ja kur do ta hap Zvicra kufirin
Në kuadrin e masave drejt heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, qeveria e Zvicrës ka njoftuar sot edhe hapat e zbutjes së regjimit të kalimit të kufijve.
Këshilli Federal planifikon të rihapë gradualisht kufijtë nga mesi i qershorit. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe liria e udhëtimit në të gjithë zonën Shengen duhet të rikthehen më së voni deri më 6 korrik.
Kjo u njoftua nga Këshilli Federal të mërkurën. Siç është paralajmëruar tashmë, nga 15 qershori do të mundësohen përsëri udhëtimet midis Zvicrës dhe Gjermanisë, Francës dhe Austrisë, pa kufizime. Megjithatë, është ende e paqartë se kur do të hiqen kontrollet kufitare për Italinë.
Nga 8 qershori, në kufijtë zviceranë mund të urdhërohen kontrollet për njerëzit që duan të hyjnë nga vendet e përcaktuara si shtete me rrezik.