Zgjatet orari i punës në shërbimin e ofiqarisë gjatë sezonit veror

Komuna e Preshevës ka njoftuar zyrtarisht se, për shkak të rritjes së ndjeshme të kërkesave në shërbimin e ofiqarisë dhe fluksit të madh të bashkatdhetarëve që kthehen për pushimet verore, është vendosur zgjatja e orarit të punës në këtë shërbim.

Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli Komunal në mbledhjen e mbajtur më 16 qershor 2025, shërbimi i ofiqarisë do të punojë me orar të zgjatur nga data 15 korrik deri më 15 gusht 2025:

– E hënë – E premte: 07:00 – 18:00
– E shtunë: 09:00 – 15:00

Ky veprim synon të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat për qytetarët, veçanërisht për mërgimtarët që gjatë kësaj periudhe kthehen përkohësisht në vendlindje.

“Kemi ndërmarrë këtë hap për të garantuar që çdo qytetar të ketë mundësi të përfitojë nga shërbimet pa vonesa, në një kohë kur kërkesat janë shumë më të mëdha se zakonisht,” thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Preshevës.

Kryeshefi i Administratës Komunale, Muhamed Abdullahu, uroi mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve dhe pushime të këndshme në Preshevë.

Back to top button