Pas pak fillon finalja: 3.000 euro për kampionin, 500 euro për finalistin tjetër

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Turneut në Futboll të Vogël “Musa Musahu 2026”, e cila zhvillohet sotel në Stadiumin e Qytetit në Preshevë.
Pas disa ditësh ndeshjesh emocionuese dhe konkurrencës së fortë mes ekipeve pjesëmarrëse, turneu arrin kulmin me përballjen finale ku do të përcaktohet kampioni i këtij edicioni.
Organizatorët kanë paraparë shpërblime të konsiderueshme për finalistët. Ekipi fitues do të shpërblehet me 3.000 euro, ndërsa ekipi që renditet në vendin e dytë do të marrë 500 euro.
Pritet që finalja të sjellë atmosferë festive dhe interesim të madh nga sportdashësit e Preshevës dhe më gjerë, duke e bërë këtë mbrëmje një festë të futbollit lokal.
