Ylli i ri i Zvicrës është nga Presheva – Lutfi Dalipi po pushton futbollin!

Preshevari Lutfi Dalipi, mesfushor ofensiv 19-vjeçar, ka hedhur një hap gjigant në karrierën e tij duke nënshkruar kontratë profesionale me BSC Young Boys deri në qershor të vitit 2030. Ky është një moment historik për të riun nga Presheva, që me punë dhe disiplinë ka arritur të depërtojë në një nga klubet më të mëdha në Zvicër.

Për të fituar më shumë përvojë dhe minuta në fushë, Dalipi do të jetë i huazuar te FC Wil deri në fund të sezonit, një hap strategjik që pritet ta çojë edhe më lart zhvillimin e tij.

Preshevari Lutfi Dalipi, në këtë sezon në Ligën e Promocionit, ai ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar me: 8 gola dhe 10 asistime, në vetëm 20 paraqitje – një dëshmi e qartë e talentit dhe ndikimit të tij në fushë.

Përveç sukseseve me klubin, Lutfi është edhe pjesë e përfaqësueses kombëtare të Zvicrës U-21, ku ka treguar paraqitje shumë premtuese dhe ka dëshmuar potencial të madh për të ardhmen.

Back to top button