Presheva mirëpret shkrimtarin Liridon Mulaj në një event të hapur për publikun

Dashamirët e letërsisë në Preshevë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një ngjarje të veçantë kulturore. Të hënën, më 20 prill, duke filluar nga ora 12:00, në Qendrën e Qytetit të Preshevës do të mbahet një takim letrar me shkrimtarin e njohur Liridon Mulaj.
Në fokus të këtij takimi do të jetë vepra e tij “Net dhe mjaltë”, botim i shtëpisë botuese Onufri, e cila ka tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe kritikës letrare. Ngjarja pritet të shërbejë si një hapësirë diskutimi për krijimtarinë e autorit, si dhe për zhvillimet bashkëkohore në letërsinë shqipe.
Panelist në këtë aktivitet do të jetë Pashtrik Mehmedi, i cili do të kontribuojë në analizën dhe interpretimin e veprës së Mulajt.
Ky aktivitet organizohet nga Zyra për të Rinj në bashkëpunim me Albas.
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit – lexues, studentë dhe adhurues të librit – të marrin pjesë në këtë aktivitet letrar.
Ju mirëpresim!
