Lajme
Pas gjendjes së krijuar nga të reshurat e shiut, komuna e Preshevës intervenon në rrugën e fshatit Kurbali (Foto)

Pas shiut të fundit të rrëmbyeshëm që ka përfshirë edhe Komunën e Preshevës, autoritetet komunale menjëherë kanë nisur të intervenojnë në disa pjesë të vendit.
Nga të reshurat e fundit rruga lokale Preshevë-Kurbali kishte pësuar dëmtime të mëdha nga vërshimet, sa që ishte bërë e pa kalueshme.
Me kërkesë të BL Kurbali, komuna e Preshevës ka angazhuar makineri duke përmirësuar trasenë e rrugës dhe në këtë mënyrë banorëve të fshatit Kurbali u është mundësuar qarkullimi.
Autoritetet komunale janë në gatishmëri për t’u vënë në shërbim të nevojave të qytetarëve.