Erëza Halimi nga Presheva përfaqëson flamurin kombëtarë në festivalin “TI AMO 2014” të Rumanisë

Festivali ndërkombëtarë për fëmijë “Ti Amo” që do të mbahet në qytetin Onesti të Rumanisë këtë herë flamurin kombëtarë do ta përfaqësoje talentja nga Lugina e Preshevës Erëza Halimi.
Në edicionin e nëntëmbëdhjetë të këtij festivali Erëza do të prezantohet me këngën e sajë që titullohet “Festivali” që shpreson se do të ketë sukses të madh.
Në këtë festival që do të ketë konkurrentë mjaft të mirë nga shumë vende producenti që njëkohësisht është prindi i sajë Skënder Halimi vlerëson mjaft potencialin e Erëzës dhe mendon së është e gatshme që të ballafaqohet me konkurentët që do ketë në këtë festival, por mbi të gjitha më e rëndësishmja është pjesëmarrja e sajë që do ta përfaqësoje gjithë kombin shqipëtarë në këtë festival tradicional që do të mbahet nga data 19 deri më 25 Maj.
Erëza Halimi edhe pse në një moshë të re që ka vetëm njëmbëdhjet vjetë ajo ka marrë pjesë nëpër shumë festivale të këngës për fëmijë të organizuara në Luginë të Preshevës dhe rajon, Presheva.com i uron suksese Erëzës në këtë festival kaq madhështor duke shpresuar në suksesin e sajë.