E pyeti profesori i lëndës “E Drejta Ligjore” njërin nga studentët, si e ke emrin?
E pyeti profesori i lëndës “E Drejta Ligjore” njërin nga studentët, si e ke emrin?
Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: Dil jashtë, pa asnjë arsye!
Studenti bëri përpjekje për t’a mbrojtur veten por e kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.
Profesori filloi prapë ligjërimin, tani me një pyetje drejtuar studentëve, pse vendosen rregullat e ligjeve…?
Njëri nga të pranishmit tha:
Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!
Një tjetër tha: Për t’u zbatuar…
Një tjetër tha: Për të mos i bërë padrejtësi, i forti të ligut!
Profesori tha: Mirë, por vetëm kaq s’është e mjaftueshme!
Njëri nga të pranishmt tha: Deri sa të realizohet drejtësia.
Profesori tha: Po, kjo është përgjigjja, tani çfarë është dobia e drejtësisë?
Njëri tha: Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t’i bëhet asnjërit padrejtësi.
Profesori u thotë: Tani përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxorra nga salla?
Të gjithë njëzëri thanë: PO!
Profesori i hidhëruar tha: Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t’i zbatojmë ato…?!
Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!
Pastaj profesori ftoi studentin që e nxorri jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:
“Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!”
(Dr. Tarik Suvejan)