Lajme

Në Maqedoni nga 21 janari ja deri në ora sa do të punojnë restorantet dhe kafenetë

Maqedoni e Veriut: Pas 21 janarit zgjatet orari i punës për lokalet
Nëse vazhdon trendi i uljes së numrit të të infektuarve me Kovid 19 në Maqedoninë e veriut pritet që të zgjatet orari i punës së objekteve hotelieke, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i vendit fqinj, Venko Filipçe.

Ai, në një preskonferencë, tha se pritet që masa e vetme që do të ndryshojë pas datës 21 janar është të zgjatet orari i punës deri në orën 21:00, por nuk përjashton mundësinë që të vazhdohet deri orën 23:00.

“E vetmja gjë që do të ndodhë në 21 janar është orari i punës e objekteve hotelierike, me siguri deri ora 21:00, sipas vlerësimit të situatës në këto ditë deri me datë 21, mundësisht të merren në konsideratë kërkesa e tyre për orarin e punës deri ora 23:00. Megjithatë të gjitha masat tjera mbeten në fuqi” deklaroi Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së veriut Venko Filipçe.

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, kishin hyrë në fuqi masat për shkurtim të orarit të punës për objektet hotelierike, si dhe mosgrupimin e njerëzve. Ndërsa, ministri Filipçe bën apel për respektim maksimal të protokolleve shëndetësore, të miratuara nga ana e Qeverisë së RVM-së.

Related Articles

Back to top button