Lajme

Vuçiq: Kjo është vaksina më e mirë

Presidenti i Serbisë tashmë ka njoftuar se do të marrë pikërisht këtë vaksinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se sipas të dhënave në dispozicion vaksina kineze e prodhuar nga Sinofarm ka më së paku kundërindikacione.

“Me sa di unë, vaksina kineze ka më së paku kundërindikacioneve” tha Vuçiq.

Presidenti deklaroi se një virus i gjallë përdoret në prodhimin e vaksinës kineze, i cila më pas trajtohet me nxehtësi.

“Kjo është arsyeja pse kjo vaksinë është më e shtrenjta. Gjithashtu është më e shtrenjtë se vaksina e Modern. Ka një cilësi shumë të lartë, ndoshta vaksina me cilësi më të lartë” thotë Vuçiq.

Sidoqoftë, presidenti vuri në dukje se të gjitha vaksinat e tjera janë njësoj të mira dhe me cilësi të lartë.

Të gjitha vaksinat që kemi janë shumë të mira dhe unë kërkoj nga njerëzit që të vaksinohen në mënyrë që të fitojmë luftën me kuronën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të vazhdojmë të punojmë në zhvillimin e ekonomisë sonë” përfundoi Vuçiq.

Të kujtojmë, Presidenti i Serbisë tashmë ka njoftuar se do të marrë vaksinën kineze.

Related Articles

Back to top button