Lajme

Vaksinat antiCovid/ Pfizer dhe BioNTech do të reduktojnë përkohësisht furnizimin në Evropë

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, partner themelues i së cilës është shkencëtari turk prof. dr. Uğur Şahin njoftuan se do të rishikojnë operacionet e tyre për të rritur prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët nga Pfizer dhe BioNTech thuhet se po punohet intensivisht për të arritur objektivin e ri për prodhimin e 2 miliardë dozave për vitin 2021. Më tej thuhet se operacionet e prodhimit do të rishikohen për të rritur sasinë dhe prodhimin e dozave të arritshme dhe se rregullorja shtesë kërkon modifikime për përparimin dhe menaxhimin që do të kërkojnë miratimet e autoritetit.

“Kjo situatë do të ndikojë përkohësisht furnizimet e vaksinave në procesin nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit”, thuhet në deklaratë ku vihet theksi se do të reduktohet përkohësisht furnizimi i kryer në Evropë.

Related Articles

Back to top button