Lajme

Pastrohet nga mbeturinat, hapsira e ndotur nga qytetarët në rrugën tranzit në Preshevë

Për herë të tretë pastrohet rruga qarkore Stacion Hekurudhor – varrezat e Norçës

Në qarkoren nga Stacioni Hekurudhor për tek varrezat e fsh. Norçë, qytetarë të pandërgjegjshëm ndaj ambientit dhe pastërtisë publike në përgjithësi, në mënyrë të vazhdueshme fshehtas kanë hedhur mbeturinat në cep të rrugës, duke bërë që kjo rrugë të shndërrohet në deponi, sa që njo lokacion mbi Stacion Hekurudhor tashmë i ngjan një deponie ilegale.

Ky lokacion por edhe e tërë traseja e rrugës fatkeqësisht po përdoren si “deponi ilegale” nga banorët e Stacionit Hekurudhor, poashtu edhe nga kalimtarët e vendbanimeve tjera të komunës sonë, të cilët kryesisht gjatë natës i hedhin mbeturinat e tyre nga bagazhet e veturave të tyre. Në anën tjetër, NP “Moravica” tashmë me shërbimet e saj në grumbullimin e mbeturinave i ka përfshirë shumicën e vendbanimeve të komunës sonë.

Përkundër apeleve të shumëta, qytetarë të pandërgjegjshëm kanë vazhduar të hedhur mbeturina dhe në këtë mënyrë të ndotin ambientin jetësor.

I apelojmë të gjithë qytetarët e komunës sonë që të tregojnë kujdes ndaj ambientit tonë, duke patur parasysh që përmes ndotjes së tij, është më e lehtë përhapja e sëmundjeve të ndryshme infektive, gjë që viti 2020 si vit që pandemia globale Covid-19 përfshiu tërë botën, n’a ka bindur mbi rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive, poashtu dhe mbi rëndësinë e ambientit, për një shëndet më të mirë të qytetarëve tanë.

Me qëllim të evitimin dhe kapjes në flagrancë të qytetarëve të pandërgjegjshëm që do të hudhin mbeturina, së shpejti do të vendosen kamerat e sigurisë në këtë lokacion, të cilat do të filmojnë keqpërdoruesit dhe do të përdoren si dëshmi me rastin e shqiptimit të gjobave ndaj tyre.

Për një ambient të pastër nevojitet ndërgjegjësim kolektiv dhe bashkëpunim institucional në parandalimin e këtyre fenomeneve, duke i paraqitur rastet tek Drejtorati për punët e inspeksionit, andaj kërkojmë kontributin edhe të qytetarëve tanë, në mënyrë që ambientin tonë t’a mbajmë pastër.

Related Articles

Back to top button