A do të vaksinohen fëmijët kundër koronavirusit? sqaron Tiodoroviq
Epidemiologu Dr. Branislav Tiodoroviq thotë se vendimi për kthimin e fëmijëve në shkollë është “shumë i rëndësishëm” dhe shton se këtë vendim e mbështet në maksimum.
Duhet të kujtojmë se në seancën e Shtabit të Krizave, zyrtarisht u vendos që nxënësit e klasave nga 5 deri ne 8 të shkollave fillore dhe nxënësit e shkollave të mesme të kthehen në bankat e tyre më 19 prill, sepse, siç u tha pas seancës, “situata nuk është më e jashtëzakonshme”.
“Unë e mbështes plotësisht vendimin që kemi marrë në seancë në lidhje me shkollat, dhe mendoj se është shumë i rëndësishëm, dhe gjithashtu kemi pasur parasysh që së shpejti do të jetë pushim, në mënyrë që mundësia e infektimit të zvogëlohet” thotë Dr. Tiodoroviq.
Kur u pyet kur fëmijët do të jenë në gjendje të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi edhe ata janë në rrezik të mundshëm të infektohen sepse kthehen në shkollë, ai tha se po punojnë edhe për këtë.
“Siç e dini, këto vaksina janë për persona mbi 18-vjet, vaksinat nuk janë destinuar ende për fëmijë, por tashmë është duke u bërë një lloj hulumtimi për vaksinën Pfizer, kështu që ne presim kur prova të ketë mbaruar, pastaj fëmijët mund të vaksinohen,” shtoi ai.
Siç thotë ai, kur u shfaq vaksina kundër gripit sezonal, në fillim ata kishin një mendim të ngjashëm se fëmijët nuk e marrin atë, por pas testeve të shumta, u vërtetua se është plotësisht e sigurt edhe për fëmijët.