Përkujdesja për fëmijët paguhet më së miri në Zvicër

Në Zvicër për një ore përkujdesje të fëmijëve paguhet 14.92 euro në orë, mesatarisht, sipas një studimi nga agjencia franceze „Jupiz“ e specializuar në këtë fushë.
Pastaj vjen Britania e Madhe, me një pagë mesatare neto prej 13.5 euro për orë.
E treta është Franca me 8.65 euro për orë. Franca ka të regjistruar 250 mijë „Babysitter“, shkruan gazeta Le Figaro, përcjell albinfo.ch.
Belgjika është e katërta me të ardhurat prej 8.44 euro në orë, ndërsa ekonomia më madhe evropiane, Gjermania është e pesta me 8.26 euro në orë.
Austria e gjashta me 8.18 euro në orë, e ndjekur nga Italia me 7.92 euro dhe 7.66 euro në Spanjë.
Vendi i nëntë është Holanda, ku përkujdesja për fëmijët paguhet 7.44 euro në orë, dhe e dhjeta është Portugalia me 6.68 euro.