5 mirësi që i ndodhin atij që jep lëmoshë
Dijetari-Fekihu i njohur Ebu El Lejth Es Semerkendij Allahu e mëshiroftë ka thënë:
U këshilloj të jepni lëmosh qoftë ajo e paktë apo e shumtë, ngase prej sadakës përfitohen dhjetë gjëra të mira; pesë prej tyre në këtë botë, dhe pesë mbesin për ahiret.
Prej gjërave që fitohen në këtë botë:
1.Pastrim i pasurisë, Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “ Pa dyshim se në tregti është prezent gënjeshtra, betimi rrejshëm dhe fjalët e kota, atëherë përziejeni këtë tregti me sadaka (lemoshe)- duke thënë sadaka”.
2.Pastrim i trupit nga mëkatet, Allahu i madhëruar thotë:“Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira!”. Et Tevbe 103.
3.Largim nga fatkeqësitë dhe sëmundjet, Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “ Shëroni të sëmurit e juaj me sadaka”.
4.Ngulitjen e gëzimit tek te varferit, dhe nga veprat më të mira të njeriut është të gëzuarit e besimtarit.
5.Bereqet në pasuri dhe shtim të të mirave, Allahu në Kuran thotë: “Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë.” Sebe 39
Prej gjërave që përfitohet në ahiret:
1.Sadakaja është hije për atë që e ka dhënë kur të jetë shumë nxehte në ditën e gjykimit.
2.Lehtësim gjatë llogaris.
3.E mbushë peshoren e të mirave.
4.Lehtësim në urën e siratit.
5.Ngritje të shkallëve në Xhennet.
Unejs Murati-Daku