Myftiu Tërnava : Kush s’mun me i pa xhamitë në Kosovë, le t’ia mësynë Beogradit
Myftiu i BIK-ut ne hydben e fundit iu eshte pergjigjur atyre qe nuk dojne ti shikojne xhamite duke i thene qe te ia mesyne Beogradit.
Kush s’mun m’i pa xhamitë në Kosovë, le t’ia mësynë Beogradit. Përndryshe na do t’jem ktu. Ne do të ndërtojmë edhe xhami, edhe shkolla, edhe spitale, edhe rrugë edhe infrastrukturë, edhe kur e lyp nevoja, prapë do të flijohemi, nëse e lyp nevoja prap do të flijohemi. Ktu jemi, n’tonën jemi, n’tokën tonë ku Zoti na ka kriju. S’ja kemi marrë askujt me mijëra vjet e kemi trashëgu, andaj jemi krenar që i takojmë ktij kombi, i takojmë ksaj feje, respektojmë fenë e vëllezërve tanë, qoftë ajo pra edhe katolike, edhe ortodokse, apo edhe besimet tjera, respektojmë me respektin më të madh sepse kshtu na mson dini jonë, kshtu na msonë feja jonë, kshtu na mson kultura jonë, kshtu na msonë civilizimi jonë dhe kshtu ne do të vazhdojmë.