Bleu një Porsche të ri, por nxemja nuk i punonte
Shumë pronarë të Porsche do të kalojnë kilometra në të ftohtë të makinës së tyre këtë dimër.
Rreth 800 pronarë të modelit Taycan, kryesisht në Britaninë e Madhe, janë gjetur në një situatë të vështirë për shkak se ngrohja e makinës së tyre nuk funksionon. Problemet e tyre të përbashkëta ata i kanë shprehur në rrjetet sociale, ku nuk e fshehin indinjatën dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të situatës.
Sipas AutoExpress, pronarët kanë paralajmëruar edhe përfaqësuesin atje për problemin, por nuk ka zgjidhje – sepse thjesht pjesët e nevojshme – nuk janë në dispozicion!
Ata mund të presin edhe disa muaj, shkruan Jutarnji.hr.
Përfaqësuesi në Mbretërinë e Bashkuar i Porsche lëshoi gjithashtu një deklaratë zyrtare:
“Ne kemi vërejtur një defekt me sistemin e ngrohjes që mund të ndikojë potencialisht në modelin Taycan. Ekziston mundësia që funksionet e ngrohjes dhe shkrirjes të mos jenë të disponueshme dhe nxehtësia mund të merret vetëm në një masë të kufizuar. Fatkeqësisht, problemet aktuale të zinxhirit të furnizimit mund të vonojnë dorëzimin e pjesëve të nevojshme dhe riparimet mund të vonohen përkohësisht. Po bëjmë përpjekje maksimale për zgjidhjen e situatës”, thuhet në deklaratë.
Porsche tha gjithashtu se po punon për të ofruar automjete zëvendësuese për klientët që nuk janë në gjendje të ngrohin automjetet e tyre.