Lajme

EKSPERTËT ZBULOJNË: A duhet t’i hedhim kripë ujit kur ziejmë vezët?

Misteri me i madh

A duhet të kripohet uji gjatë zierjes së vezëve? Të gjithë do t’ju përgjigjen ndryshe – sipas disave, do të jetë një gjë e detyrueshme, disa do të pretendojnë kategorikisht se nuk duhet bërë, ndërsa do të ketë nga ata që do të thonë se nuk ka rëndësi.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se ka dallime

Zierja e vezës në ujë të kripur e përshpejton procesin. Kripa jo vetëm që shpejton vlimin e ujit, por pasi të vlojë, është më e nxehtë se sa do të ishte pa kripë. Si rezultat, veza gatuhet më shpejt.

Meqenëse po flasim për sasi të vogla kripe dhe kohë të shkurtër gatimi, ndryshimi nuk është aq i rëndësishëm, por ende ekziston.

Një arsye tjetër për të shtuar pak kripë në ujin e gatimit është pak më interesante dhe është shpjeguar së fundmi nga Jamie Oliver. Kuzhinieri i famshëm pretendon se shtimi i një majë të vogël kripe në ujë para gatimit ndihmon në mbajtjen e lëvozhgës të paprekur gjatë gatimit, dhe nëse thyhet, do të ndihmojë që të bardhat e vezëve të mos rrjedhin në ujë ose sa më pak të jetë e mundur.

Related Articles

Back to top button