Lajme
Presheva po bëhet me poçe LED, kursehet 70% harxhimet e energjisë elektrike
Nënshkruhet kontrata e fazës së fundit për ndërrimin e poçeve elektrike të vjetra me poçe LED.
Me realizimin e këtij projekti, komuna e Preshevës do të përfitojë një rrjet modern të sistemit të ndriçimit publik, me të cilin kursejmë 70% të harxhimeve të energjisë elektrike për ndriçim publik në mbarë territorin e komunës sonë.
Përmes kësaj faze përfundimtare përfshihen vendbanimet e mbetura të komunës sonë, pra vet qyteti i Preshevës, Stacioni Hekurudhor, fshatrat Raincë, Rahovicë, Miratoc, Çukarkë dhe Shoshajë e Poshtme.